Google ADS

Përfundon takimi, Abdixhiku e Krasniqi nuk deklarohen për media

11:13 | 26 Shtator 2021
V. S.

Ka përfunduar takime mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut si dhe Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Takimi që ka filluar në ora 10:00 ka përfunduar pas një orë diskutimi më dyer të mbyllura.

Pas takimit, dy kryetarët e partive opozitare janë larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovë pa thënë as  një fjalë para mediave, raporton arbresh.info

E pas tyre pa as një fjalë është larguar edhe kryeministri, Albin Kurti.

Kujtojmë se ky takim i ftuar nga kryeministri vije pas situatës së krijuar në veri, ku qytetarët serb kanë bllokuar rrugën afër pikës kufitare në Jarinjë, si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë për vendosjen e reciprocitetit për targat e veturave.

Për dallim nga ditët tjera e shtuna ka qenë më e tensionuar. Atje janë parë të fluturojnë edhe aeroplan ushtarak të Serbisë, ndërsa u raportua se edhe ushtria është nisur drejt kufirit me Kosovën.

Mbrëmë kryeministri i Kosovës ka thirrur edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme