Si të pastroni qilimat duke kursyer para dhe kohë

10:52 | 26 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Mos përdorni sapun për pastrim, sepse tërheq papastërtitë dhe është e pamundur ta hiqni plotësisht nga qilimi.

Kur bëhet fjalë për pastërtinë, freskinë dhe bukurinë e shtëpisë, qilimat e pastër dhe aromatikë janë gjysma e punës, transmeton portal arbresh.info

Ditëve të sotme, shumë rrallë qilimat lahen me dorë, sepse kryesisht ata pastrohen nga profesionistë që kanë mjetet e duhura. Rekomandohet ta bëni këtë të paktën një herë në vit, si dhe të pastroni qilimat çdo 2-3 ditë. Nëse keni kafshë shtëpiake, fshijeni me fshesë me korrent çdo ditë dhe pastroni më shpesh.

Për më tepër, këtu janë disa këshilla të tjera që duhet të ndiqni nëse doni që qilimat tuaj të kenë erë të freskët dhe të pastër, sikur të jenë sapo larë!

Spërkateni qilimin me sodë buke për të hequr papastërtitë dhe për t’ia larguar aromat e pakëndshmë. Pas gjysmë ore, fshijeni plotësisht.

Nëse në dhomën tuaj ka lagështi, atëherë përdorni uthull në vend të sodës së bukës. Spërkateni qilimin me uthull dhe do të largojë të gjitha papastërtitë dhe aromat e pakëndshme.

Për një qilim të pastër që mban erë pikërisht për shijen tuaj, përzieni një filxhan boraks dhe 15 pika vaj esencial të preferuar. Spërkateni mbi tapetin, lëreni të qëndrojë, pastaj fshijeni me fshesë me korrent.

Aromatizuesi i rrobave ka gjithashtu efekt të mirë nëse doni që qilimi juaj të mbajë aromë të mirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme