Kancelarja Angela Merkel i kërkoi gjermanëve votën e tyre për të mbështetur pasardhësin e saj Armin Laschet në një përpjekje të fundit përpara shkuarjes në kutitë e votimit këtë të diel.
Në garën për kancelar përballë 60 vjeçarit Laschet, është Social Demokrati Olaf Scholz.
Sondazhet më të fundit tregojnë se ata janë ngushtësisht afër njëri tjetrit me mbështetje, duke i kthyer këto zgjedhje si më të paparashikueshmet vitet e fundit.
Socialdemokratët dhe konservatorët janë thuajse me mbështetje të barabartë, me 1 përqind diferencë 26/25 përqind.
Socialdemokratët kanë kryesuar katër muajt e fundit në shumicën e sondazheve përballë konservatorëve, së fundi me një diferencë shumë të vogël, dy deri në tre përqind.
Merkel kishte planifikuar të mbante një profil të ulët gjatë fushatës elektorale duke përgatitur daljen nga politika pas 16 vitesh në pushtet.
Gjermania voton me sistem proporcional, të personalizuar. Kjo do të thotë se çdo votues në Gjermani ka dy vota, të ashtuquajturat vota e parë dhe vota e dytë.
Me votën e parë, votuesi zgjedh një kandidat të caktuar, në njërën prej 299 zonave zgjedhore.
Kjo garanton që në parlament të përfaqësohet çdo zonë elektorale, çdo rajon. Me votën e dytë, votuesi voton për listën kombëtare të një partie.
Është vota e dytë që vendos për fuqinë me të cilën përfaqësohet një parti në Bundestag./KK/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua