Prania e qenve endacakë në rrugët e kryeqytetit është kthyer në njërën prej problemeve kryesore të banorëve.
Ata i gjen kudo në rrugë, dhe mos menaxhimi i mirë i mbeturinave vlerësohet se është shkaku kryesor për praninë e këtyre kafshëve.
Eksperti i mjedisit, Ali Sefaj, bën të ditur një nga arsyet kryesore të pranisë së qenve endacak në rrugët e kryeqytetit.
“Pa dyshim që mosmenaxhimi i mbeturinave e rritë praninë e qenve endacak në qytete. Sepse mosmenaxhimi krijon mundësi që qentë endacak të gjejnë me lehtë ushqim. Ose të shpresojnë në gjetjen e tij. Pastaj këto mundësi për ushqim janë të pamjaftueshme gjë që krijon edhe agresivitet të qenve endacak ndaj njerëzve dhe në veçanti ndaj fëmijëve”, shprehet Sefaj për arbresh.info.
Kandidatët për kryetar të Prishtinës janë pyetur nga portali arbresh.info se nëse çështjen e menaxhimit të qenve endacakë e kanë përfshirë në planet e tyre në të ardhmen, por duket se nuk janë shumë të interesuar në këtë çështje.
Kandidati për Kryetar të Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, është i vetmi që deklaron për arbresh.info se zgjidhjen e këtij problemi e kanë përfshirë në programin e tyre, dhe se propozojnë ndërtimin e një strehimoreje.
“Po, e kemi në programin tonë, problemin e qenve endacak. Ne propozojmë ndërtimin e strehimores për qentë endacak, në një model të përafërt me Parkun e Arinjeve”, thotë Rama për arbresh.info.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë marrë përsipër një projekt për zgjidhjen e këtij problemi. Ata thonë se të gjitha projektet i kanë përmbyllur dhe se po vazhdojnë me trajtimin e tyre dhe se për këtë duhet që edhe komunat të ndihmojnë.
“Ne si autoritet i kemi njoftuar dhe për veprimet që duhet ndërmarr për eliminimin e problemit duke ju dërguar strategjinë dhe planin e veprimit. Të gjitha kompetencat e trajtimit të qenve endacak, bazuar në legjislacionin në fuqi, janë të komunave të vendit. Ato duhet të punojnë që projektet e zhvilluara nga AUV-i të vazhdojnë në mënyrë unike dhe uniforme nga të gjitha qeveritë lokale.”
Edhe në AUV thonë se rënia e temperaturave kufizon qasjen e tyre në ushqime, andaj edhe mbeturinat janë pika ku frekuentojnë më shumë këto kafshë.
“Sezoni i dimrit për shkak të rënies se temperaturave reshjeve të borës kufizon qasjen në ushqime, ata gjithmonë lëvizin, kërkojnë vendet për t’u ushqyer. Mbeturinat, koshet e plehrave janë pikat ku frekuentohen më së shumti nga këto kafshë”, thonë në AUV për arbresh.info.
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve vlerësojnë se për tu arritur një zgjidhje e qëndrueshme për këtë çështje duhet të bëhet identifikimi dhe regjistrimi i qenve me mbajtës dhe kontrollimi i mbarështuesve ilegalë te qenve, parandalimi i shumimit të qenve endacak përmes metodës KSVL (Kapje, Sterelizim, Vaksinim, Lëshim) dhe vetëdijesimi i popullatës rreth burimit të problemit të qenve endacak dhe sjelljeve të tyre në rrugë.
Por që deri më tani masat ad-hoc që janë ndërmarrë nuk kanë patur efektin e duhur në menaxhimin e qenve endacakë, dhe sipas tyre kjo ka ndodhur për dy arsye.
“a) projektet e KSVL-së nuk kane qenë aktive gjatë tërë kohës, dhe b) nuk ka patur fokus tek burimet e shumimit dhe shtimit të numrit të qenve endacak”, deklaruan për arbresh.info.
Prania e madhe e qenve endacakë nuk është fenomen vetëm në rrugët e Prishtinës, por pothuajse në të gjitha qytetet në Kosovë.
Ata paralajmërojnë se shumë shpejt do e dorëzojnë pranë zyrës së Kryeministrit të Kosovës një analizë të situatës së qenve endacak në Kosovë, burimet e qenve endacak në Kosovë, përgjegjësitë ligjore të institucioneve publike në lidhje me menaxhimin e qenve endacak, masat që duhet ndërmarrë, së bashku me një plan veprimi të detajuar si të ndërmerren këto masa./arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...