Google ADS

Treni del nga shinat, 3 të vdekur dhe 50 të plagosur

07:37 | 26 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë lënduar pasi një tren doli nga shinat në Montana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Disa vagonë u shkëputën nga lokomotiva rreth orës 16:00 sipas orës lokale në afërsi të fshatit Joplin.

Sipas mediave të huaja në tren ishin 141 pasagjerë dhe 16 persona nga stafi.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar për të evakuar pasagjerët, bëri me dije kompania. Ndërkohë që Bordi Kombëtar i Udhëtimit po heton për aksidentin.

Treni ishte duke udhëtuar nga Chicago për në Seattle dhe Portland./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme