Kandidati i AAK-së për Kamenicën, Faton Jakupi, ka treguar në pika të shkurtra planprogramin e tij që në thelb e ka zhvillimin ekonomik.
“AAK premton qeverisje efektive, nxitje të investimeve të huaja, mbrojtje të përparuar të mjedisit. Në Kamenicë aktualisht kemi pak telashe me furnizim për burimet e ujit që i ndajmë në dy faza – në atë afatshkurtër është gjetja e burimeve të ujit dhe në atë afatgjatë është punë dhe angazhim i stafit tim për ndërtimin e hidrosistemit që është në zhvillim e sipër. Transparencë të plotë në vendimmarrje, partneritet me biznese, mbrojtje të resurseve natyrore dhe ambientit, si dhe krijimin e kushteve për banim joformal. Në Kamenicë kemi mundësi, përveç bujqësisë dhe blegtorisë, edhe për zhvillimin e turizmit. Me territorin që kemi në pronësi dhe malësinë që është do të ofrohen kushte edhe për banorët jashtë Kamenicës që të vijnë dhe të ndërtojnë villa”.
“Në zhvillimin ekonomik e kemi bujqësinë, blegtorinë dhe industrinë për përpunimin e drurit. Baza kryesore që e kemi, duke pasë premisat e pronës publike, është zhvillimi i partneritetit publiko-privat që qëllimin e vetëm e ka krijimin e kushteve dhe investimeve në infrastrukturën publike sa më të shpejta, përtej buxhetit të shtetit dhe asaj që mund të krijojmë si komunë. Si bazë kryesore është premtimi që nuk do të krijojmë zyre, por do të kontraktojmë zyre projektuese e cila do t’iu rrijë gati fermerëve tanë për aplikim në grante dhe subvencione nga niveli qendror”.
Ai, në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, kur ka folur për pjesën e arsimit në programin e tij padyshim se ka folur për reformën në arsim e ku e ka kritikuar kryetarin aktual të Kamenicës.
“AAK-ja dhe unë si kandidat për kryetar besojmë që çështja e reformës në arsim do të duhej të shtrihej në kohë. Kjo reformë në arsim do të na vijë domosdo në Kamenicë edhe shumë komuna të tjera, por duke e parë hasjen në rezistencë të komuniteteve nga pak edhe të shtyra politikisht ne vlerësojmë se për të dalë nga kjo situatë e krijuar në Kamenicë reforma në arsim do të duhej të shtrihej në kohë – jo për dy muaj, por le të bëhet për tri vjet e me mundësi negocimi”.
“Ne besojmë që me kontakte direkte me komunitetin dhe mësimdhënësit e lokaliteteve arrijmë të kuptojmë që do të duhej të ndodhë një reformë. Vendimi i Qëndron Kastratit për reformën në arsim është shumë i ngutshëm për Kosovën dhe shumë i ngutshëm edhe për Kamenicën, por që e ka bërë që ne të flasim për reformën”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...