Vladislav Dajkoviq, njëri nga dy emrat që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i përmendi si persona me të kaluar kriminale dhe me pikëpamje ekstremiste i ka reaguar kreut të qeverisë, duke thënë se ai nuk ka qëndrime “pro-serbe”, por vetëm serbe.
Djakoviq në reagimin e tij thotë se nuk i ka ofenduar me gjestet e tij policinë dhe as nuk ka mbajtur fjalime nxitëse që do të çonin në tensionim të situatës, teksa thotë se “nëse doni të më ndaloni të jem ky që jam, ky është problemi i juaj. Por, dije që nuk më frikësove”, i ka thënë ai kryeministrit Kurti.
Më tej, ai thotë se ai është vetëm një i ri i zakonshëm serb nga Mali i Zi, i cili erdhi në Kosovë për të përqafuar vëllezërit e tij serbë, teksa thotë se në dy ditët e fundit ka marrë mijëra kërcënime brutale me vdekje nga shqiptarë të Kosovës.
Ndërsa, në fund, Dajkoviq thotë se nuk ka frikë sepse sipas tij, serbët janë shkëputur prej kohësh nga frika.
“Nuk kam turp të vizitoj vëllezërit e mi, sepse atëherë do të kisha turp për gjyshin tim. Nuk më vjen keq sepse jam në anën e së vërtetës. Dhe jo, nuk kam ardhur për të bërë probleme sepse ju i keni krijuar ato shumë kohë më parë”, është shprehur Djakoviq./klankosova/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...