Kylie Jenner konfirmoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë në fillim të këtij muaji.
Ajo duket se po admiron ndryshimet në trupin e saj, bazuar në postimet që bëri në Instagram, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info
24-vjeçarja u tregoi në Instagram 270 milionë ndjekësve të saj një vështrim të barkut të saj në rritje.
“Me të vërtetë është rritur këto javët e fundit”, ka shkruar Kylie në videot e postuara.
Duke filmuar veten nga ana tjetër e veshur me të zeza, nëna e ardhshme e dy fëmijëve shikonte me admirim barkun e saj të sapoformuar.
E filmuar nga komoditeti i shtëpisë së saj, ajo e mbështeti dorën në ije dhe më pas në stomakun e saj, i cila është dukshëm më i madh javët e fundit.
Më pak se një muaj Jenner konfirmoi se ajo dhe i dashuri i saj Travis Scott po prisnin fëmijën e tyre të dytë së bashku. Më 7 shtator ajo ndau lajmet e saj me botën përmes një videoje prekëse në Instagram, e cila ka grumbulluar gati 142 milionë shikime. /arbresh.info/
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se diel...
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi