Presidentja Osmani ndërpret vizitën në Nju Jork shkaku i zhvillimeve në veri

21:43 | 25 Shtator 2021
S D

Presidentja e Republikës së Kosovë Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, shkruan arbresh.info.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Presidentes përmes një njoftimi, ku po ashtu ka demantuar lajmin se ekipi në përbërje të saj ka qenë i madh.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës demanton raportimet se delegacioni përcjellës i Presidentes në Nju Jork ishte i madh. Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme