Ndonjëherë teksa mendon se vetë je super i/e ngarkuar me rutinën e ditës, kur të mbetet pak kohë e lirë do thjesht të pushosh ose të dalësh e të qetësohesh. Mirëpo zgjedhje të tilla nuk janë efektive për personat e suksesshëm. Në këtë artikull mund të gjesh disa ide se si ta kalosh edhe ti kohën e lirë në mënyrë efektive.
1. Meditimi
Përfitimet e meditimit janë të mirëdokumentuara. Sikur vetëm 15 minuta të meditosh në ditë, do e kuptosh edhe vetë se sa shumë ka për të të ofruar paqe të brendshme dhe mendim të kthjellët.
2. Ushtrimet fizike
Ushtrimet fizike të mbajnë në formë, ulin mundësitë për sëmundje, të shtojnë energjitë dhe produktivitetin. Mbi të gjitha, mund të ushtrohesh në mënyra të ndryshme, ecje, vrap, not, palestër etj.
3. Të lexosh
Ndoshta lodhesh me dokumenta gjatë ditës në punë, por të lexosh është një ndër mënyrat se si personat e suksesshëm e kalojnë kohën e lirë. Leximi të mban në kontakt me fjalorin e pasur, gjuhën e shkruar saktëdhe të largon nga situatat aktuale të jetës tënde.
4. Pushimet
Nëse ke disa ditë pushim, qoftë edhe dy ditë, e mira është të udhëtosh e të pushosh në një vend tjetër. Tëudhëtosh të ndihmon të njihesh me kultura të reja, me njerëz të rinj, por edhe të qetëson mendërisht.
5. Kurset
Personat e suksesshëm e sfidojnë shpesh veten në shumë aspekte dhe gjatë kohës së lirë preferojnë tëndjekin kurse të ndryshme, mbi të gjitha në aspekte që nuk kanë lidhje me profesionin e tyre. Në këtëmënyrë ata jo vetëm aftësohen në një drejtim tjetër, por edhe nuk e mendojnë profesionin në kohën e lirë. Mund ta mendosh si ide, nuk është aspak e keqe.
6. Shpenzojnë kohë me familjen dhe miqësinë
Ka një ide të gabuar në qarkullim se individët e suksesshëm qëndrojnë mbyllur tërë kohën në zyrë dhe i kushtojnë pak kohë familjes dhe shoqërisë së tyre. Kohën e lirë ata e shpenzojnë pikërisht me personat mëtë dashur.
7. Punët vullnetare
Punët vullnetare janë një mënyrë mjaft e mirë për t’i ndihmuar personat në nëvojë. Janë gjithashtu njëmundësi e mirë për të njohur persona të tjerë. Nuk ka rëndësi se ku apo si e ushtron detyrën si vullnetar/e, mjafton të ofrosh njëfarë ndihme për personat që vërtet kanë nevojë. Kështu edhe vetë do të ndihesh mëmirë, shkruan /arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...