Hoxhaj përkrahë reciprocitetin për targat, kërkon që BE dhe ShBA të reagojnë ndaj agresionit serb

17:44 | 25 Shtator 2021
A. B.

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Enver Hoxhaj, ka reaguar për zhvillimet e fundit.

Hoxhaj ka thënë se e mbështet plotësisht vendimin e qeverisë për targat e makinave, duke shtuar se SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë, shkruan portali arbresh.info

Hoxhaj, përmes një statusi në ‘Twitter’, ka thënë se derisa ishte në qeveri, ka mbështetur reciprocitetin me Serbinë, veçanërisht kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit.

“Kur isha në Qeveri, unë mbështesja reciprocitetin me Serbinë, veçanërisht kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit! Tani si deputet i opozitës, unë gjithashtu mbështes plotësisht vendimin e drejtë të Qeverisë për targat e makinave. SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë.”, ka shkruar Hoxhaj. /arbresh.info/

Të ngjashme