Agjencia FBI është duke kërkuar një haker të njohur me pseudonimin “mr.grey” për vjedhjen e 1.2 miliardë informatave kredenciale pasi gjetën e-mail adresën e tij në provat e mbledhura. Mbetet ende e paqartë nëse ai është një person i vetëm apo një grup njerëzish që operojnë nën këtë emër, transmeton arbresh.info. Nëse kjo ka qenë një luftë mes hakerëve, “mr.grey” sigurisht që ka fituar pasi ky rast duket të jetë vjedhja më e madhe e detajeve për kyçje që FBI ka hulumtuar ndonjëherë.
‘Reuters’ raporton që informatat kanë ardhur nga dokumentet e gjykatës që ka mbështetur këtë rast qysh nga viti 2014. Autoritetet u informuan nga kompania e sigurisë kibernetike Hold Security, që zbuloi se një grup i hakerëve rus të quajtur ‘CyberVor’ kanë vjedhur 1.2 miliardë detaje kredenciale dhe mbi 500 milionë e-mail adresa.
Gjatë hulumtimit të tyre, agjentët zbuluan një listë të emrave të domain-ve dhe mjeteve të përdorura për të dërguar viruse përmes e-mail adresave nga “mistergrey”, transmeton arbresh.info. Ata gjithashtu gjetën poste nga nëntori i vitit 2011 tek një forum rus për hakerët ku “mr.grey” shiste llogari të gjigantëve social si Facebook, Twitter dhe VK (rrjet social në Rusi). Shefi i zyrës së sigurisë për informacion të kompanisë Hold Security, Alex Holden beson që këto poste vërtetojnë që hakerët kanë pasur qasje tek një data bazë gjigante me informata kredenciale. Fatkeqësisht, ende nuk janë zbuluar informata tjera për operacionet e “mr.grey”, por Arbresh.info do vëzhgojë të rejat nga FBI./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...