Sulmet e mbrëmshme në Qendrat e Regjistrimit Civil në Zveçan dhe në Zubin Potok, kanë tensionuar situatën në Veri të vendit.
Njohës të çështjeve të sigurisë nuk përjashtojnë mundësinë e eskalimit të situatës, nëse nuk ka ndërhyrje ndërkombëtarë.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala për arbresh.info thotë se ndërkombëtarët po vonohen në gjetjen e zgjidhjes së kësaj gjendje të tensionuar në Veri.
Sipas tij, nëse nuk i ka ndërhyrje të tyre, gjendja në atë pjesë mund të eskalojë.
“Gjasat janë që të eskalojë situata nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga faktori ndërkombëtar i cili është duke u vonuar në gjetjen e zgjedhjes së problemit”, tha ai.
Këto dy sulme nga ana e serbëve ndaj institucioneve të Kosovës, sipas tij, veç sa e përshkallëzojnë situatën.
Përdorimi i armëve ushtarake sipas tij, tregon më së miri se në pjesën veriore të Kosovës veprojnë struktura të sigurisë së Serbisë, shkruan arbresh.info.
“Ngjarjet në Zubin Potok dhe Zveçan janë vetëm përshkallëzim i situatës e cila vjen si rezultat i presionit që janë duke shkaktuar grupet kriminale të Serbisë, të cilat janë orkestruar nga Beogradi Zyrtar, dhe përdorimi i armëve ushtarake tregon që në atë pjesë veprojnë edhe strukturat e sigurisë së Serbisë”, tha ai për arbresh.info.
Ndryshe, që nga dita e hënë kur Qeveri e Kosovës mori vendim për reciprocitet ndaj targave të Serbisë, pikatë kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë janë bllokuar nga protestues serbë.
Atje po qëndrojnë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. /arbresh.info/
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së