Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin socio-ekologjik në Shkup

15:37 | 25 Shtator 2021
Arbresh.info

Kryeministri Kurti ka marrë  pjesë  në  forumin Socio-Ekologjik në Shkup ku ka thënë se Kosova se  Kosova  është plotësisht e përkushtuar për të ndjekur një tranzicion të energjisë së pastër.

Këtë javë ne sapo bëmë gjashtë muaj në qeveri, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi duke bërë një studim fizibiliteti se si të ecim përpara më së miri për ne dhe rajonin, shkruan arbresh.info.

“Në qeverinë time ne kemi ndërmarrë veprime për të zhvilluar një model ekonomik qarkor në mënyrë që të zvogëlojmë emetimet e gazrave, të ruajmë biodiversitetin tonë, të ndërtojmë një sistem ushqimor të qëndrueshëm dhe të merremi me problemet strukturore të rrënjosura thellë në agrokulturë. Ky model gjithashtu do të zvogëlojë, ripërdorë dhe menaxhojë mbeturinat tona, dhe do të zhvillojë industri të reja të pastra dhe përfundimisht do të gjenerojë vende të reja pune”, ka thënë Kurti.

Ai bëri të ditur veprimet e ndërmarra nga qeveria për të zhvilluar një model ekonomik qarkor në mënyrë që të zvogëlohen emetimet e gazrave, të ruhet biodiversiteti jonë, të ndërtohet një sistem ushqimor i qëndrueshëm dhe të adresohen problemet strukturore të rrënjosura thellë në agrokulturë.

Ekonomia qarkore, një nga blloqet kryesore të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, u theksua nga kryeministri Kurti si një mjet që mund të na çojë drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike, të na ndihmojë me dekarbonizimin, të optimizojë më tej energjinë dhe sistemet e transportit dhe të krijojë vende të reja pune.

“Kosova e gjeneron energjinë e saj kryesisht nga thëngjilli, me sasi shumë të kufizuara që vijnë nga hidrocentralet dhe era. Hidroenergjia nuk është dëshmuar të jetë miqësore me mjedisin në Kosovë dhe tani për fat të keq ne mbështetemi në qymyr. Kalimi nga qymyri në gaz, pavarësisht se ka një ndikim më të vogël në emetime, është kalim nga një lëndë djegëse fosile në tjetrën. Një që e kemi për një tjetër që nuk e kemi. Në atë rast, do të na duhej ta bënim tranzicionin dy herë”, tha Kurti.

Ai ritheksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë për të ndjekur një tranzicion të energjisë së pastër dhe për të investuar në atë të ripërtëritshme, si energjia e erës dhe diellit, duke përmendur nevojën për më shumë kohë dhe veçanërisht mbështetje financiare, në mënyrë që ky proces të mos ndërpresë rritjen ekonomike e cila i nxjerr njerëzit tonë nga varfëria, thuhet kështu në komunikatën dërguar për portalin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme