Ruajtja e artefakteve ndër vite e shekuj, është kultivuar edhe në Komunën e Dragashit, shkruan arbresh.info.
Muzeu Etnologjik i Dragashit gjendet në qendër të qyteti, me një pasuri të vlefshme brenda tij.
Me të hyrë në këtë muze, do biesh ballë për ballë me veshjen tradicionale të regjionit të Opojës dhe të Gorës, e më pas duke vazhduar me veglat muzikore, të punës etj.
Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Dragashit, Lirim Hajredini, për arbresh.info, tregoi për prejardhjen e artefakteve që gjenden në këtë muze.
“Gjendemi në Muzeun Etnologjik të Dragashit, ky muze është rregulluar apo restauruar në bashkëpunim me CHwB-në (Trashëgimia Kulturore pa Kufij), Komuna e Dragashit, gjatë vitit 2014-2015. Të gjitha artefaktet që gjenden këtu janë të dhuruara nga qytetarët e Komunës së Dragashit, mirëpo disa prej tyre edhe janë blerë për arsye se nuk kanë mundur të sigurohen”, tha Hajredini.
Një pllakë e vendosur në mes të muzeut tregon emrat e personave të cilët bënë të mundur që të bëhet themelimi i këtij muzeu.
Të gjitha eksponatet të cilat gjendën në këtë muze i takojnë kulturës së Dragashit.
“Të gjitha artefaktet që gjenden këtu janë pjesë e kulturës së Komunës së Dragashit si të regjionit të Gorës ashtu edhe të Opojës, d.m.th janë tradita, mjete të punës, siç është edhe dhoma e fjetjes, pjatat ku është gatuar ushqimi, veglat muzikore të gjitha gjenden këtu”, tha Hajredini.
Ashtu edhe si shumë monumente të tjera edhe ky muze është lënë pas dore si shkak i mungesës së punëtoreve të cilët duhet të kujdesën për mirëmbajtjen e tij.
“Ky muze gjatë kësaj kohë nuk është funksional nuk ka ndonjë punëtorë që merret me këtë punë, po delegacionet e ndryshme apo qytetarët janë të interesuar kontaktojnë me Drejtorinë për Kulturë dhe Sport dhe ne d.m.th ua tregojmë vendin dhe ecurinë e të gjitha këtyre artefakteve që gjenden në këtë muze”, tha Haradinaj.
Ky muze dhe eksponatet të cilat ndodhën në këtë muze tregojnë qartë rendësin dhe kujdesin e bërë nderë vite nga paraardhësit tanë./S.D/arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut