Google ADS

Policia jep detaje për sulmin në Zveçan

13:48 | 25 Shtator 2021
L G

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth sulmit të mbrëmshëm në zyrën e Qendrës së Regjistrimit në Zveçan.

Sipas policisë dera e zyrave të Qendrës së Regjistrimit në Zveçan është thyer dhe brenda objektit është gjetur një mjet i pa eksploduar, granatë dore e zezë, shkruan arbresh.info.

Me datë, 25.09.2021, rreth orës 08:45, u pranua informata se në ndërtesën “INTEL” në Zveçan, ku ndodhet Qendra e Regjistrimit është thyer dera. Në vend ngjarje ka dal njësiti patrullues nga (SP) Zveçan, njësitë relevante si dhe njësiti hetimor i forenzikës, ku konstatuan se në objektin e përmendur është thyer një xham i vitrinës, ku brenda objektit është vërejtur një mjet i pa eksploduar granatë dore, e zezë, e llojit të panjohur. Ekipi i EOD-së u informua, i cili doli në vendin e ngjarjes në 09:55, dhe pas kontrollimit të objektit, u gjetën dy mjete shpërthyese, të cilat ekipi i EOD-së i asgjësoi në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili cilësoi rastet si vepra penale “Posedim, kontrollim i pa autorizuar i armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“

Lidhur me rastin hetimet janë duke vazhduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme