Parukierët në Mbretërinë e Bashkuar, kanë filluar të raportojnë se disa nga klientët e tyre, të cilin e kanë kaluar koronavirusin, tani janë duke përjetuar reaksione serioze alergjike pasi lyejnë flokët.
Sipas BBC, shkencëtarët nga Imperial College London po hetojnë nëse dhe si koronavirusi mund të riprogramojë sistemin tonë imunitar për shkak të paralajmërimeve të reja, transmeton portal arbresh.info
Shoqata Britanike, e cila përfaqëson parukierët dhe estetistët, paralajmëron të gjithë punonjësit në ato profesione që të detyrohen të kryejnë teste shtesë epikutane në mënyrë që të shmangin procedurat e mundshme gjyqësore.
Testi epikutan përdoret për të vërtetuar një reagim të mbindjeshmërisë së vonshme ndaj alergjive, e cila kryhet duke vendosur arna me alergene në lëkurën e shpinës dhe pas 48 orësh kuptohet mbi llojin e alergjisë.
Sipas parukierëve, klientët që kanë kaluar koronavirusin, edhe pse kanë përdorur të njejtën ngjyrë të flokëve për më shumë se 10 vjet, tani ato kanë shfaqur shenja të alergjisë.
“Ky nuk është një incident i izoluar dhe kjo është arsyeja pse testimi në sallonin tim është një domosdoshmëri,” thotë floktarja e Gemma Stacy Klein./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...