Pavarësisht implementimit të një marrëveshje për të cilën kanë rënë dakord të gjitha palët e dialogut Kosovë Serbi, përfshirë Bashkimin Evropian si ndërmjetësues, ndërkombëtarët presionin e përqendrojnë më shumë tek Kosova, shkruan arbresh.info.
Shumë përfaqësues diplomatikë bëjnë thirrje për ulje të tensioneve në veri, duke komunikuar edhe direkt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht se protestuesit serbë po drejtohen nga Lista Serbe, parti kjo që për çfarëdo veprimi merr direktivat nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Qemajl Marmullakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se BE-ja nuk është vetëm ndërmjetësuese, por edhe garantuese për zbatim të marrëveshjeve të arritura.
Ai vlerëson se është obligim i Qeverisë së Kosovës që të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë për çdo aspekt.
“Përfshi këtu edhe pozicionet apo qëndrimet e faktorit ndërkombëtarë lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Marmullakaj.
S
hefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi ditë më parë se duhet të shmanget çdo provokim i një anshëm, pa saktësuar se cila palë po provokonte.
“Çdo provokim ose veprim i njëanshëm duhet të shmanget pasi që ato mund të shkojnë direkt kundër njerëzve të kësaj pjese”, thuhej në qëndrimet e tij, pas bllokadës në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak që nga vendosja e reciprocitetit me targa.
Analisti politik, Shkodran Ramadani, për arbresh.info tha se qasja e pabarabartë e bashkësisë ndërkombëtare është kultivuar qysh pas vitit 2013.
Sipas tij, gjithmonë presioni, trysnia edhe barra për kompromiset e mëdha ka rënë mbi supet e Kosovës, duke e ka dërrmuar elitën politike dhe qeveritë para Lëvizjes Vetëvendosje.
“LVV e ka trashëguar një qasje të tillë, nuk po mundet me shmangë këtë presion, e ku tani duhet të ballafaqohet me këtë pabarazi, e cila është e padrejtë dhe duhet me ndryshua pasi që kërkesa e Kosovës dhe e LVV-së është e drejtë, pasi që duhet që këto gjëra të vlejnë për të dy palët, e jo vetëm për Kosovën”, tha Ramadani.
Ramadani shtoi se bashkësia ndërkombëtare ka favorizuar si një nga akterët më të rëndësishëm rajonal Serbinë sesa Kosovën.
“Bashkësia Ndërkombëtare duhet që tash e një kohë që Serbinë e vlerësojnë si akterë më të rëndësishëm rajonal sesa Kosovën, prandaj edhe përpiqen që më shumë i kënaqin kërkesat e Serbisë e më pak të Kosovës, dhe me këtë pikë solidarizohen edhe mbështetësit me veprimet e Qeverisë së Kosovës. Por gjithashtu Kurti ndër vite nuk ka arritur me krijua aleanca të shëndosha me forcat politike në Kosovë, ka qenë polarizues dhe e ka vështirësuar jashtëzakonisht shumë bashkëpunimin ndër partiak”, deklaroi Ramadani.
Reagime në lidhje me tensionet e shkaktuara pati edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të Quint-it. Përfaqësuesit e tyre i shkuan në zyrë kryeministrit Kurti pas situatës së krijuar në lidhje me reciprocitenin për targat./S.DEDUSHI/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...