Rama takon Kryeministrin e Holandës: Më 10 Nëntor vjen në Shqipëri

07:25 | 25 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama është takuar me Kryeministrin e Holandës Mark Rutte.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama krahas fotove që ka ndarë me Rutte, njofton se Kryeministri Holandez do të vizitojë Shqipërinë më 10 Nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Postimi i plotë:

Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme