Google ADS

Greqi: Shpëtohen rreth 150 emigrantë

00:10 | 25 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Rojet bregdetare greke filluan një operacion kërkimi dhe shpëtimi sot pasi një anije me rreth 150 emigrantë hasi probleme në brigjet jugperëndimore të vendit.

Rojet Bregdetare thanë se një anije mallrash që kalonte ngriti alarmin pasi u përplas me një varkë druri me emigrantë rreth 130 kilometra në jugperëndim të ishullit të Shizës, në brigjet e Peloponezit, transmeton portal arbresh.info

Një anije mallrash e quajtur “Aristophanes” më pas mori udhëtarët nga një varkë druri.

Një varkë patrullimi e Rojës Bregdetare, një helikopter i Forcave Ajrore dhe një helikopter i Marinës u dërguan në zonë, ku ata do të vazhdojnë operacionin e kërkimit dhe shpëtimit, pasi një anëtar i ekuipazhit të anijes së ngarkesave u tha autoriteteve se ai pa një grua të binte në det.

Emigrantët e shpëtuar janë dërguar për trajtim mjeksor, ndërsa nuk janë dhënë të dhëna se nga e kanë origjinën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme