Google ADS

Dani Alves do të pushojë një vit me futbollin, edhe pse 38 vjeç nuk ka vendosur të pensionohet

23:47 | 24 Shtator 2021
A. B.

Dani Alves ka vendosur të shkëputet nga futbolli aktiv deri vitin tjetër pas ndërprerjes së kontratës me Sao Paolon, duke refuzuar katër ofertat që kishte.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës kaloi dy vite në kampionatin brazilian me Sao Paolon, por ndërpreu kontratën pasi klubi nuk e pagoi, duke u krijuar një borxh prej 3 milionë eurosh.

38-vjeçar reagoi në rrjetet sociale duke u shkruar fansave se do të qëndrojë pushim për këtë vit.

“Unë jam këtu për t’ju informuar se kam zgjedhur të mos nënshkruaj për asnjë klub për pjesën tjetër të vit”.

“Unë erdha në Brazil për të realizuar ëndrrën e një fëmije: fitimin e titullit kampion me klubin e zemrës. Bëhet fjalë për njerëzimin, vlerat dhe karakterin, jo për paratë’’, ka shkruar Alves.

38-vjeçari u shpall kampion i Brazilit me Sao Paolon sezonin që lamë pas duke realizuar ëndrrën e tij që kur ishte fëmijë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme