Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës e cila është mbajtur online, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media, ku ka treguar rreth vendimeve të kësaj mbledhje që lidhen me masat e reja anti-Covid.
“Sipas raporteve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), situata epidemiologjike me Covid-19 vazhdon në Kosovë, vazhdon të jetë jo stabile. Andaj kujdesi i vazhdueshëm dhe i mëtutjeshëm, duhet të na përcjell të gjithve, pa përjashtim”, tha Vitia.
Sipas tij, qeveria duke u bazuar në të dhënat aktuale të situatës epidemiologjike, ka bërë rishikimin e masave, ka ndërmarrë masa të reja, qëllimi i të cilave është ruajtja e shëndetit publik dhe parandalimi i shpërndarjes së Covid-19.
“Është vendosur që duke filluar nga data 27 shtator, procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor të vazhdoj në përputhje me udhëzuesit e veçantë për institucionet arsimore të të gjitha niveleve. Procesi mësimor në institucionet e arsimit para universitar zhvillohet sipas skenarëve përkatës të përcaktuar në udhëzuesin për institucionet e arsimit, mirëpo parakusht është prania e jo më shumë se 20 nxënës në një klasë”, tha Vitia.
Po ashtu, ai bëri të ditur edhe ndryshimet që jkanë bërë sa i përket shërbimit të gastronomi
“Sa i përket gastronomisë, nga e hëna, klientët dhe stafi duhet të dëshmojnë njërën nga dëshmitë si certifikatën e vaksinimit, ose ndonjërën nga testet për Covid-19, në mënyrë që tu lejohet hyrja dhe shërbimi në hapësirat e mbyllura të lokalit. Nga e hëna në gastronomi lejohet shërbimi i 50 për qind të hapësirave të mbyllura, ndërsa në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi i 70 për qind të kapacitetit të hapësirës”, u shpreh ministri Vitia.
Ora policore sipas Vitisë, vazhdon të jetë e njëjtë si deri tash, nga 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit./arbresh.info/
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...
Hyn në shtëpi vëllai i Xhenetës, ajo plas në vaj sapo e sheh
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...