Genta Ismajli e dashuruar kokë e këmbë: Nuk është fotografia jonë më e mirë, por ky moment do të thotë shumë për ne

17:32 | 24 Shtator 2021
A. B.

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, prej disa ditësh është kthyer në Kosovë dhe po shijon qëndrimin në vend.

Ajo është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta, gjersa po kalojnë një periudhë të mrekullueshme, shkruan portali arbresh.info

Ata së fundmi kanë ndarë disa postime në rrjete sociale në një nga lokalet e Prishtinës duke treguar se janë shumë të lumtur bashkë.

“Nuk është fotografia më e mirë bashkë, por ky moment do të thotë shumë për ne”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Kujtojmë që këngëtarja është në pritjen e ëmbël të një fëmije, pasi shtatzënia e saj u bë publike pak muaj më parë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme