Google ADS

Joshua dhe Usyk kryejnë matjet zyrtare, gati për meçin e madh

17:23 | 24 Shtator 2021
A. B.

Anthony Joshua ka peshuar 8 kilogramë më shumë se Oleksandr Usyk, përpara ndeshjes për titull në peshat e rënda nesër mbrëma.

Joshua që do të boksojë në shtëpi do të mbrojë titujt në WBO, IBF dhe WBA, dhe kishte të njëjtën peshë që e kishte edhe për luftën e tij kundër Kubrat Pulev në dhjetor.

Anthony Joshua ka peshuar 8 kilogramë më të rëndë se Oleksandr Usyk për ndeshjen e tyre në peshat e rënda, duke peshuar 108 kg.

Usyk, ish-kampioni i padiskutueshëm botëror, 100 kg.

Ai është më i rëndë se sa ishte në meçin e tij të fundit ndaj Derek Chisora.

Meçi i madh zhvillohet në stadiumin e Tottenham Hotspur.

Të dy luftëtarët bën edhe fotografimin e tyre të fundit, duke vështuar njëri – tjetrin dhe u mbyll me një shtrëngim duarsh. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme