Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Bislimi, në komision përmendi edhe temën e ardhjes së gazit amerikan në Kosovë, ku tha se kjo marrëveshje nuk e sjell asnjë litër gaz nga ShBA-ja, por nga Azerbajxhani dhe Rusia, shkruan arbresh.info.
“Është duke ndodhur një manipulim i madh i opinionit. Marrëveshja për gazin që vie nga Maqedonia nuk e sjell as edhe një litër gaz nga SHBA-të, i gjithë gazi që duhet të vijë nga linja prej Maqedonisë është gaz Azerbajxhan dhe Rus. Do të thotë me dal me mbrojt linjën e gazifikimit që vie nga Maqedonia me idenë se po mbrojmë gazin amerikan është budallallëk për arsye se gazi amerikan është gaz likuid ai nuk transportohet përmes gypave por përmes kamionëve ndërkaq i gjithë gazi që pritet të raportohet nga kjo linjë e gazifikimit është nga ato dy vende që i përmenda”, tha Bislimi
Tutje Bislimi e quajti gabim idenë se MCC ka ndarë 200 milion euro për gazifikimin pasi që një gjë e tillë nuk qëndron.
“ Është gabim të thuhet se MCC ka ndarë 200 milion për projektin e gazifikimit. MCC-ja nuk ka ndarë asnjë euro për gazifikim, pasi që ajo ka ndarë një platformë deri në 200 milion euro për projekte të cilat e ndihmojnë zgjidhjen e barrierës kryesore për zhvillim në Kosovë që është klasifikuar që është energjia”, tha Bislimi./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...