Loredana zemërthyer i kërkon falje publikisht Mozzikut

10:41 | 24 Shtator 2021
A Z

Loredana dhe Mozzik janë ndarë sërish.

Pas një ribashkimi që ndodhi muaj më parë mes çifti të shumë përfolur dyshja sërish i kanë ndarë rrugët, shkruan lajmi.net.

Është vetë Loredana ajo e cila ka treguar se ajo dhe Mozzik janë ndarë ku shkak ka qenë kokëfortësia e të dy palëve.

Pas këngës “Mit Dir” të publikuar javë më parë Lori dhe Mozzik mbrëmë lansuan këngën e re “Immer ëenn es regnet” që e shoqëruan me një videoklip ku dyshja u shfaqën së bashku.

Ndërkohë në postimin e saj Loredana ka shkruar “Më fal”, duke e përcjellë me një emjoi zemërthyer.

Të ngjashme