Bllokada e qytetarëve serb në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak po vazhdon që pesë ditë radhazi, e gjithë kjo pasi Kosova vendosi targa të përkohshme për qytetarët serbë që hyjnë në territorin e Kosovës.
Por, njohësit e çështjeve politike në vend, vlerësojnë se asnjëra palë nuk do të tërhiqet e para, pasi që kjo çështje mund të përfundoj vetëm në dialog me ndërmjetësim ndërkombëtar.
Analisti politik Bekim Kabashi thotë se kjo nuk është hera e parë që një situatë e tillë na paraqitet në veri, dhe atje nuk është duke u përball Policia e Kosovës me disa protestues, por Kosova dhe Serbia.
“Nuk është hera e parë që një situatë e tillë na paraqitet në veri. Atje nuk po përballet Policia e Kosovës me disa protestues të një grupi që përfaqësojnë një kauzë të komuniteti të caktuar. Atje po përballen dy shtete, Kosova dhe Serbia. Asnjëra palë, policia apo protestuesit nuk do të tërhiqen pa urdhër nga Beogradi, përkatësisht Prishtina. Siç e dimë edhe nga përvojat e kaluara, kjo situatë do përfundojë në dialog me ndërmjetësim ndërkombëtar, e nga njëjti dialog do të derivoj një dialog edhe më intensiv për gjetjen e marrëveshjes finale, se sa ky aktuali që është duke u zhvillu aktualisht me ndërmjetësimin e Brukselit”, tha Kabashi.
Serbët e Kosovës janë duke u manipuluar nga Serbia për ta mbajt nën tension situatën, thotë analisti Ridvan Berisha.
Por, sipas tij, Kosova në rastin konkret po e respekton Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, por kjo çështje do rikthej në tavolinë domosdoshmërish çështjen e veriut.
“Kosova po e mbron dinjitetin e saj shtetëror, po e respekton marrëveshjen bilaterale me Serbinë për lëvizjen e njerëzve dhe kapitalit, të arritur vite e vite më parë në Bruksel. Veriu i shtetit natyrisht që karakterizohet për ndjeshmërinë e saj shume dimensionale. Serbet e Kosovës atje janë përdorë dhe ende po manipulohen rendë nga Serbia natyrisht se për ta mbajte nen tension situatën. Kosova ne rastin konkret po e respekton kushtetutën dhe ligjet ne fuqi, e kjo natyrisht se duhet te përshëndetët pa mëdyshje. Por rezultati i këtyre veprimeve për gjykimin tim rikthen ne tavoline domosdoshmërish çështjen e veriut, këto zhvillime do ta bëjnë edhe me shume faktor presidentin e Serbisë Vuçiq kur ne pranverën e vitit tjetër do mbahen zgjedhjet atje”, thotë ai.
Megjithatë, ai thotë se statuskuoja me Serbinë do të vazhdoj edhe për disa vite e vite, dhe ky është mesazhi më i keq për brezat e rinj, për paqen dhe stabilitetin ne rajon.
“Kryeministri Kurti reciprocitetin me Serbinë po e zbaton për sa kohe qe partia e tij është ne rënie dramatike për zgjedhjet lokale te tetorit. Për këtë nuk kam asnjë dileme se këtë po e bën për të fituar ca vota me shume. Shpëtimin ai personalisht e sheh nen strehën e narrativit nacionalist. Nuk është i gatshëm te përballet me dialogun. Me shëndet na qoftë statuskuoja me Serbinë edhe për disa vite e vite, ky është mesazhi më i keq për brezat e rijnë, për paqen dhe stabilitetin ne rajon”, thotë Berisha.
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka nisur aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë kalimet kufitare të Kosovës dhe të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë./A.ZEKA/arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...