Fushata amerikane e vaksinimit kundër Covid 19 është në prag të një faze të re të madhe pasi këshilltarët qeveritarë të enjten rekomanduan dozën përforcuese të vaksinës Pfizer për miliona amerikanë.
Kjo ndodh në një kohë, kur është rritur shqetësimi ne mesin e disa ekspertëve se dozat përforcuese nuk do të kenë ndikim të madh në ngadalësimin e pandemisë.
FDA autorizon dozë të tretë të vaksinës kundër Covid 19 për grupe të caktuara, raporton Zëri i Amerikës
Paneli këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandoi dozën e tretë për personat 65 vjeç e sipër, banorët e qendrave të azilit për të moshuarit, dhe atyre të moshave 50 deri në 64 vjeç me probleme të rënda shëndetësore. Në njoftimin e panelit të CDC-së gjithashtu thuhet se dozën përforcuese mund ta marrin edhe personat e moshës 18 deri në 49 vjeç me probleme shëndetësore.
Doza përforcuese duhet të merret të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë të vaksinës Pfizer.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), të mërkurën autorizoi një dozë të tretë përforcuese të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 për amerikanët mbi 65 vjeç dhe për ata që vuajnë nga sëmundje të rënda.
Shpërndarja e dozave përforcuese do ta dërgonte vendin në një fazë të re të rëndësishme të vaksinimit. Britania dhe Izraeli tashmë kanë filluar vaksinimin e popullsisë me dozën përforcuese, pavarësisht kundërshtimeve të forta të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila ka thënë se vendet e varfra nuk kanë vaksina të mjaftueshëm për dozat e tyre fillestare.
Përparësia kryesore vazhdon të jetë vaksinimi i të pavaksinuarve “në Amerikë dhe në mbarë botën”, tha të enjten drejtorja e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky.
Ajo pranoi se të dhënat për dozën përforcuese “nuk janë perfekte”. “Megjithatë, në mënyrë kolektive ato krijojnë një pasqyrë më të qartë për ne. Dhe këto janë të dhënat që kemi në këtë moment, për të marrë një vendim në lidhje me fazën tjetër në këtë pandemi“, shtoi ajo./tch
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...