Abdixhiku: Qeveri praktikantësh, kemi vdekje më së shumti në botë për kokë banori

00:27 | 24 Shtator 2021
Trina Galanxhi

I pari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. E quan qeveri praktikantësh.

“Të tillë, janë. Po mësohen, po mësohen në shtet”, thotë Abdixhiku.

“Një pjesë e madhe e tyre edhe s’kanë pasur përvojë, s’kanë menaxhuar asnjëherë, s’kanë pasur punë asnjëherë, nuk e dinë ndjenjën e uljes pas tavolinës së punës. Te tjerët janë duke u mësuar me shtet”, shtoi ai.

“Për gjashtë muaj në menaxhimin e pandemisë, kemi qeverisjen më të dobët në rruzullin tokësor. Kur kemi vdekje më së shumti për kokë banori në botë”,thekson Abdixhiku.

“Në kohën kur të kanë vdekur 30 njerëz në ditë e ke zgjatur orarin e diskotekave, në kohën kur ka kaluar një muaj pa marrë asnjë masë tregon se s’ke lidhje se si bëhet menaxhimi i pandemisë. Gjëja e parë është të marrësh përgjegjësi, jo të lavdërohesh”, tha Abdixhiku në T7.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme