Arta Ahmeti-Xhylani, kandidate e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetare të Komunës së Drenasit ka thënë se synon që ta zhvillojë ekonomikisht komunën sapo ta marrë drejtimin e saj.
“E kemi krejt potencialin human dhe natyror që Drenasi mund t’i shfrytëzojë për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”, është shprehur Ahmeti-Xhylani, njofton Klan Kosova.
“Duhet të jemi racional me buxhetin e komunës. Do të përdor edhe burime tjera për zhvillim ekonomik.
Do të hartohen projekte që do t’i paraqesim para donatorëve ndërkombëtarë . Instrument i rëndësishëm do të jetë dhe partneritet publiko-privat që është treguar i suksesshëm në rajon”.
Pas ekonomisë, ajo ka thënë se prioritet është shëndetësia.
“Drenasi ka nevojë për investime të mëdha në shëndetësi sepse kemi probleme elementare, sidomos në listën esenciale të barnave”.
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...