Google ADS

Nga e hëna Maqedonia Veriore fillon me dozën e tretë të vaksinimit

22:55 | 23 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Nga dita e hënë dozën e tretë të vaksinë kundër coronavirusit do ta pranojnë qytetarët mbi 60 vjet, punonjësit shëndetësor dhe pacientët me sëmundje serioze imunologjike.

Një rekomandim të tillë e dha Komiteti për Imunizim.

“Të gjithë qytetarët që kanë pranuar dozën e dytë në momentin kur do të kalojnë gjashtë muaj do të marrin mesazh se do të mund ta marrin dozën e tretë. Nuk ka nevojë të dilet jashtë për dozën e tretë të vaksinës. Japim rekomandime në bazë të përvojave të vendeve të tjera dhe institucioneve ndërkombëtare se cilët janë ata persona që do të duhet të vaksinohen”, tha Filipçe.

Ndryshe, deri tani janë aplikuar gjithsej 1.482.287 doza të vaksinës, ndërsa 703.878 qytetarë janë rivaksinuar./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme