Pesë ndeshje pesë fitore, Napoli në super formë këtë edicion

20:53 | 23 Shtator 2021
KRG

Napoli ka marr fitoren e pestë në Serie A, në po aq ndeshje, duke mposhtur Sampdorian me rezultat 4-1.

Të besuarit e Luciano Spalettit po shkatërrojnë çdo gjë që po u del përpara këtë sezon, duke u kthyer në lider të Serie A.

Napoli e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e 10-të, me Victor Osimhen, që përfitoi nga një asistim i bukur i Lorenzo Insignes.

Goli i dytë erdhi në minutën e 39-të, kur Fabian Ruiz, me një goditje të bukur nga distanca shënoi për 2-0.

Amir Rrahmani ka luajtur për 47 minuta, para se të goditej në kokë nga njëri prej lojtarëve kundërshtar që ngriti këmbën më shumë se sa duhet.

Victor Osimhen shënoi në minutën e 50-të, golin e dytë personal për 3-0, duke hipotekuar fitoren.

Piotr Zielinski shënoi në minutën e 59-të për 4-0, gol që mbylli ndeshjen.

Napoli ka 15 pikë dhe është lider në Serie A, duket mbetur klubi i vetëm që ka 100 për qind të bilancit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme