Vedat Muriqi fiton një penallti ne fund të ndeshjes dhe siguron një barazim për Lazios

20:50 | 23 Shtator 2021
KRG

Lazio nuk ka fituar me shumë se një pikë në udhëtim te Torino, në kuadër të xhiros së pestë në Seria A.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, që përfundoi me rezultat 1 – 1.

Katër shqiptarë ishin pjesë në këtë takim, me Etrit Berishën dhe Mërgim Vojvodën pjesë e Torinos, kurse Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha te Lazio, por asnjëri nuk ishte nga fillimi.

Ndeshja ishte e baraspeshuar nga minuta e parë, me dy skuadrat që provonin të shënonin.

Lazio ishte më kërkuese, por të pafat në konkretizimin e rasteve.

Ishte Pjaca që realizoi golin e parë në ndeshje pas një asistim të Singos (78′) duke vendosur Torinon përpara.

Një minutë pas goli të pësuar, Sarri inkuadroi në ndeshje Vedat Muriqin, që ishte protagonist në fund.

Krejt në fund, pas një faulli te Muriqi u akordua penallti që e konkretizoi në gol, Ciro Immobile (90+1).

Me këtë barazim, Lazio ngritët në pozitën e shtatë me tetë pikë, derisa Torino zbret në të 10-ten me shtatë sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme