Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, i cili u kishte ofruar atyre 10 euro në mënyrë që mos të dënohet.
Sipas njoftimit i arrestuari gjatë vozitjes ishte parë duke përdoru telefonin mobil.
Komunikata e plotë:
Sot me datë 23.09.2021 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Ferizaj, janë njoftuar në lidhje me një rast “Dhënia e ryshfetit”. Një qytetar mashkull, deri sa ishte duke vozitur kamionin në qytetin e Ferizaj, është ndaluar Policia e Trafikut pasi e kishte përdorë telefonin gjatë ngasjes.
Me të kërkuar dokumentet e automjetit dhe patentë shoferin, i dyshuari R.V, (1962), mashkull, shtetas i Serbisë, në vend se paraqes dokumentet e kërkuara, kishte nxjerr kartëmonedhën në vlerë dhjetë (10) Euro. Zyrtari Policor i kishte tërhequr vërejtjen, duke kërkuar përsëri dokumentet e nevojshme, mirëpo i dyshuari prapë, së bashku me dokumente përsëri ua kishte ofruar kartëmonedhën e njëjtë prej dhjetë euro. Në këtë rast zyrtarët policor e kishin urdhëruar të zbresë nga automjeti transportues, të njëjtin e kishin arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Ferizaj,
Më këto veprime i dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale: “Dhënie të Ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së.
Në konsultim me Prokurorin, i dyshuari është intervistuar në prezencë të përkthyesit të licencuar dhe avokatit mbrojtës. Poashtu me vendim të prokurorit është inicuar rasti për Dhënie të Ryshfetit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?