Google ADS

Mori subvencione të kundërligjshme në vlerë 2.400 euro, arrestohet i dyshuari në Kllokot

17:28 | 23 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Një person nga Kllokoti është arrestuar si dyshuar për përfitime të kundërligjshme të subvencioneve.

Ai sipas njoftimit të Policisë së Kosovës për tri vite duke falsifikuar dokumente kishte arritur të përfitojë subvencione.
Komunikata e plotë:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), më konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Gjilan, pas hetimeve paraprake si dhe punës operative në terren, ka arritur të sigurojnë informata/dëshmi në lidhje me dyshimet për aktivitet kriminal në Komunën e Kllokotit. Dëshmitë e mbledhura gjatë fazës së hetimit kanë krijuar dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi me subvencione”.

I dyshuari N.P. (1986), mashkull kosovar, gjatë tri viteve të fundit (2018-2020), ka plotësuar aplikacione me përmbajtje të rreme/marrëveshje fiktive mbi dhënien e tokës bujqësore, të cilën kinse e ka marr me qira dhe në këtë mënyrë ka arritur të përfitojë subvencione në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej 2400 €.

Më këto veprime i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale: “Mashtrimi me Subvencione” nga neni 324 i KPRK-së.

Sot me datë 23.09.2021 në konsultim me prokurorin kompetentë, i dyshuari është intervistuar, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim nga Prokurori i Prokurorisë Themelore-Gjilan, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme