Në fundjavë do të luhet xhiroja e radhës në elitën e basketbollit kosovar.
Përballja mes Dritës dhe Trepçës të shtunën nga ora 17:00 e hap xhiron e tretë të Superligës, shkruan lajmi.net.
‘Mitrovicasit’ llogariten favorit apsolut që të marrin fitoren e radhës përballë gjilanasve që nuk e kanë nisur mirë sezonin.
Të shtunën nga ora 19:00 do të ballafaqohet Peja dhe Rahoveci, një ndeshje që pritet të jetë shumë e rivalizuar me të dyja ekipet që synojnë fitore.
Të dielën luhet dy përballjet tjera, Prizreni 16 e pret në shtëpi Yllin nga ora 17:00, që poashtu pritet të jetë duel tejet interesant.
Ndërsa dy rivalët e vjetër Bashkimi dhe Prishtina do të luajnë nga ora 19:00.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...