Rasti ndaj Sali Mustafës, pritet të dëshmojë dëshmitari i dytë

14:57 | 23 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Ka përfunduar dëshminë, dëshmitari i par në gjykimin kundër Salih Mustafës para Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kryetarja e trupit gjykues MappiFeld-Folia, ka falënderuar dëshmitarin 03593 për dëshminë e tij dhe i’a ka përkujtuar se nuk duhet të flasë me askënd për deklaratat e dhëna  në Gjykatën Speciale të Kosovës, shkruan arbresh.info

“Po bëhen katër ditë që je këtu me ne, ma merr mendja se ka qenë e lodhshme dhe e vështirë për ty dhe të falënderoj që ke qenë këtu këto ditë me ne. Na ke ndihmuar shumë në përpjekjen tonë për të zbuluar të vërtetën. Të uroj udhëtim të mbarë dhe të kujtoj edhe një herë që të mos flasësh me askënd për deklaratën që e ke dhënë para Gjykatës Speciale të Kosovës”, tha gjyqtarja.

Ajo njoftoi se ora 14:30 do të nisë një seancë e re ku do të shfaqet dëshmitari i dytë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme