Google ADS

Europiani i femrave, UEFA dyfishon shpërblimet

13:35 | 23 Shtator 2021
Arbresh.info

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i mbledhur dje në Kishinau të Moldavisë, miratoi edhe një rritje të sasisë së shpërblimeve që do të përfitojnë ekipet finaliste.

16 skuadrat e kualifikuara do të ndajnë një total prej 16 milionë eurosh, dyfishin e parave të shpërblimit krahasuar me edicionin të fundit të vitit 2017.

Për më tepër, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar për herë të parë edhe futjen e një programi përfitimesh për klubet. Janë planifikuar 4.5 milionë euro të tjera për të shpërblyer klubet që do të kenë lojtare në finalet e turneut, si shpërblim për kontributin e tyre në suksesin e ngjarjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme