Google ADS

Reagon Ambasada e SHBA-ve për situatën në veri, pas takimit me Kurtin

15:41 | 23 Shtator 2021
S D

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Giacobbe, ka shkruar se ishte një takim i mbarë me kryeministrin Kurti mbi rëndësinë dhe riangazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Takim i mbarë me Kryeministrin Albin Kurtin, mbi rëndësinë dhe riangazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE për zgjidhjen e targave dhe çështje të tjera. Nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar ambasadori Giacobbe në Twitter.

Ndryshe që nga vendosja e masave të reciprocitetit me Serbinë për targa, situata në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdon të jetë nën kontroll të Policisë së Kosovës.

Qytetarët serb kanë bllokuar që nga e hëna rrugët në këto dy pikë kalime kufitare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme