Gjykata Speciale mbanë konferencë për komandant “Ujkun”

07:26 | 23 Shtator 2021
A Z

Gjykata Speciale do të mbajë sot konferencë ndaj Pjetër Shalës, i njohur si komandant “Ujku”.

Konferenca do të fillojë në ora 9:30.

Shala po akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për veprat penale ndalim arbitrar, torturë, trajtim mizor dhe vrasje në kohë të luftës.

Çështja penale ndaj Shalës është në fazën paraprake të cilën e udhëheq gjykatësi Nikola Giju.

Shala po mbrohet nga avokatët Zhan-Lui Zhilisen dhe Muhamed Hedi Auini.Seanca e parë ndaj Shalës u mbajt më 19 prill 2021 në të cilën u deklarua i pafajshëm.

Shala ishte arrestuar më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe ishte transferuar në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar më 12 qershor 2020e të redaktuar më 15 prill 2021, prokuroria pretendon se Shala kishte kryer krime të luftës, në fabrikën e metalit në Kukës së bashku me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

Pjetër Shala së bashku me persona të tjerë, si Sabit Geci dhe Xhemshit Krasniqi, dyshohet se kishin dërguar në qeli persona të ndryshëm në mënyrë të kundërligjshme duke i prangosur.

Të ngjashme