Eliminohet Man United, Arsenali kalon tutje

22:50 | 22 Shtator 2021
KRG

Manchester United është eliminuar nga Carabao Cup. Arsenali ka prerë biletën për në fazën tjetër.

United i Ole Gunnar Solskjaer është befasuar midis “Old Trafford”.

Djajtë e Kuq e nisën takimin me shumë ndryshime dhe Cristiano Ronaldon të lënë në shtëpi për të pushuar, por kjo i kushtoi në fund me eliminim nga Carabao Cup.

Në minutën e nëntë, vendasit u befasuan me golin e Lanzini, që i kaloi në epërsi mysafirët dhe nga ai moment, United u mundua deri në fund të bëjë diçka dhe të ndryshojë ndeshjen, duke futur lojtarë edhe në pjesën e dytë, por ishte e pamundur për ta dërguar topin në rrjetën e kundërshtarit, duke i thënë kështu që tani lamtumirë garës së parë për sezonin 2021/22.

Për dallim nga United, Arsenali s’ka gabuar duke eliminuar skuadrën e AFC Wimbledon.

Alexander Lacazette, Smith Rowe, Nketiha shënuan për fitoren 3-0 të Topçinjve.

Të ngjashme