Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se në botën e civilizuar implementimi i marrëveshjeve ndërshtetërore është gjëja më normale.
Pacolli që dikur ka qenë president i vendit e zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit është i drejtë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky vendim duhet të përkrahet nga i gjithë spektri politik në vend.
“Në botën e civilizuar implementimi i marrëveshjeve ndërshtetërore është gjëja më normale, dhe në këtë rast, kur Serbia nuk e bën këtë, Qeveria e Kosovës, me të drejtë aplikon instrumentin e reciprocitetit. Është legjitime dhe secili nga spektri politik duhet ta mbështes fuqishëm këtë veprim!”, ka shkruar ai në Facebook./arbresh.info/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...