Kurti: Marrëveshja me Kroacinë e rëndësisë së veçantë

21:27 | 22 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar nisëm për marrëveshje me Kroacinë për ndihmë të ndërsjellë në rast të fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njeri.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke falënderuar Kroacinë për ndihëm në aksidentit në në Slavonski Brod, tha se kjo marrëveshje me Kroacinë është e një rëndësie të veçantë.

“U jemi mirënjohës përherë për ndihmën që na e dha shteti i Kroacisë, në aksidentin tragjik në Slavonski Brod. Andaj, nisma që miratuam sot, për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë për ndihmën e ndërsjellë në rast të fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njeri, është e rëndësisë së veçantë”, ka shkruar Kurti në Facebook, duke folur edhe për vendimet tjera që miratoi Qeveria./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme