Juventusi mposht me përmbysje Spezian, arrin fitoren e parë në Serie A
Gjiganti italian ka arritur fitoren e parë këtë edicion në Itali.
Juventusi ka arritur të mposht si mysafirë Spezian me rezultat 2-3.
‘Bianconerët’ e nisën mirë lojën dhe kaluan në epërsi në min e 28’ përmes Moise Keane.
Megjithatë, vendasit reaguan shpejtë dhe barazuan rezultatin në min e 33’ me golin e Emannuel Gyasi, 1-1 u mbyll pjesa e parë.
Spezia pjesën e dytë e filloi më mirë, dhe arrit të kalojnë në epërsi me golin e Janis Antiste në min e 49’.
Në vazhdim “Zonja e Vjetër” morri kontrollin e lojës dhe barazuan rezultatin përmes Federico Chiesas në min e 66’.
Juventusi arriti të përmbys gjithçka me golin e Matthijas de Ligt në min e 72’.
Kjo ishte fitorja e parë e ‘Bianconerëve’ këtë edicion që tani ka pesë pikë të grumbulluara në pozitën e 12.
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...