Google ADS

Lladrovci: Çdo kohë ka heronjtë e vet, dje duke dhënë jetën për çlirimin e Kosovës, sot duke fuqizuar shtetin

20:38 | 22 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në 23 vjetorin e rënies së heroit, heroinës me bashkëluftëtarë, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci, së bashku me Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, Nuredin Lushtakun, Labinot Halilajn, deputetët Hajredin Kuçi, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, veteranët e UÇK-së, zyrtarë të Drenasit dhe Skenderajt, me qytetarë, kanë vendosur lule pranë shtatoreve të heronjve në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Lladrovci ka theksuar se çdo kohë ka heronjtë e vet, “dje duke dhënë më të çmuar, jetën për çlirimin e Kosovës, sot duke ndërtuar dhe fuqizuar shtetin, barazinë para ligjit dhe mirëqenien e qytetarëve”.

Shkrimi i plotë i tij:

Në përvjetorin e rënies në altarin e lirisë të heroit, heroinës me bashkëluftëtarë, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci, së bashku me Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, Nuredin Lushtakun, Labinot Halilajn, deputetët Hajredin Kuçi, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, veteranët e UÇK-së, zyrtarë të Drenasit dhe Skenderajt, me qytetarë, kemi vendosur lule pranë shtatoreve të heronjve në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Emocion i veçantë ishte vendosja e luleve dhe homazhet së bashku me fëmijët e dëshmorëve të komunës së Drenasit dhe Skenderajt, pranë të gjitha shtatoreve në Sheshin “Fehmi Lladrovci”.
Po ashtu, në homazhe na është bashkuar në Gllanasellë pranë Memorialit ku prehen heronjtë tanë, edhe Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë./arbresh.info/

Të ngjashme