Google ADS

Dy të vdekur në SHBA, pasi burri hidhet nga ndërtesa në New York

15:36 | 22 Shtator 2021
A. B.

Dy persona kanë vdekur në New York, pasi një burrë me sa duket u hodh të hënën nga një ndërtesë në Yonkers.

Kjo u konsiderua si vetëvrasje e dukshme, ku viktima teksa ra poshtë goditi për vdekje edhe një burrë tjetër, tha policia, shkruan arbresh.info

Burri 25-vjeçar u hodh nga çatia dhe ra 12 kate në një çati të garazhit të parkingut, ku goditi një 61-vjeçar, tha policia, duke cituar informacione preliminare, shkruan bbc.

Të dy vdiqën në vendngjarje, bazuar në deklaratën e autoriteteve, identitetet e tyre nuk u bënë të ditura menjëherë.

“Incidenti duket të jetë një situatë tragjike dhe hetimi është duke vazhduar”, tha policia në një deklaratë lidhur me rastin. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme