Kurti nuk e përjashton mundësinë e infiltrimit të serbëve nga Serbia për tensionet në veri

13:55 | 22 Shtator 2021
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për medie ka folur rreth disa çështjeve aktuale në vend.

Kurti tha se tërheqja e vendimit për vendosjen e reciprocitetit të targave serbe, mund të bëhet vetëm nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe pala serbe, raporton arbresh.info

Kryeministri tha se këtë qëndrim të tij ia ka paraqitur edhe përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Tutje kryeministri është përgjigjur edhe në pyetjen e gazetarit i se a ka persona nga Serbia të infiltruar për destabilizim.

Kurti tha se nuk e dimë saktësisht se kush po proteston.

“Nuk është se ne e dimë saktësisht se kush po proteston, para se të mbërrihet në pikat një dhe tridhjetenjë ne Veri të Kosovës”, tha Kurti.

“Policia e Kosovës ka informata po i ka të pjesshme, por natyrisht këto janë edhe çështje të informacionit te brendshëm çështje teknike e logjistike te Policisë për të cilët besoj që është ministri i Punëve të Brendshme ai që do të mundet t’iu jap përgjigje më të sakta.

Nuk e përjashtojmë aspak mundësinë qe nuk bëhet fjalë për qytetarë te zakonshëm , por për njerëz te cilët para se të organizohen në protestë kanë qenë pjesëmarrës në struktura, por as nuk mund ta pohoj një gjë të tillë nuk mund ta bëj policin e as hetuesin e as agjentin e inteligjencës”.-tha ai.

Kurti tha se edhe unë informohem si sikur ju nga Ministria e Mjedisit Planifikimit dhe Infrastrukturës, ndërsa ata janë duke e shikuar këtë çështje se për çka bëhet fjalë saktësisht.

Unë nuk do te isha nxituar me paragjykim te projekteve politike me doemos ne prapavijë ndonëse edhe nuk i përjashtoj – përfundoi Kurti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme