Google ADS

PSG me një rival të ri, princi i Kamboxhias mendon të blejë Saint Etienne

13:20 | 22 Shtator 2021
Arbresh.info

Paris Saint-Germain i Nasser Al-Khelaïfi mund të ketë një rival të ri.

Nipi i ish-mbretit të Kamboxhias, Norodom Sihanouk, ka thënë se dëshiron të blejë klubin francez Saint Etienne.

Në një intervistë me Radio France Internationale ai deklaroi: “Është e vërtetë që jam ofruar si kandidat për të blerë Saint-Etienne. Nuk vij këtu për të bërë një transaksion financiar. Dua të investoj për një afat të gjatë kohor dhe të kujdesem për Saint –Etienne. Nëse biem dakord, do t’i siguroj këtij klubi mjete të mjaftueshme financiare për të përmbushur ambiciet dhe për t’i kthyer Saint Etienne lavdinë e dikurshme.”

Trofeu i fundit që kanë fituar është Kupa e Ligës në vitin 2013. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme