Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë në 23 vjetorin e rënies ka përkujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci dhe bashkëluftëtarët e tyre .
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se Fehmiu dhe Xheva, ishin sinonim i përkushtimit të jashtëzakonshëm atdhetar deri në vetëmohim.
“Cikli i jetës së tyre që nisë me rezistencë politike, qëndresë të paepur burgjeve jugosllave, e që lartësohet me rënien e lavdishme në luftën tonë çlirimtare, është tregimi origjinal i përpjekjeve të popullit tonë për liri e pavarësi.”, shkruan ai.
Lideri i PDK-së është shprehur mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra djemve e vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u sakrifikuan për t’u bërë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran.
“Duke flijuar jetën e tyre, ata ndryshuan historinë, që ne të nisim historinë e re në shtetin tonë të lirë e të pavarur.”, shkruan Krasniqi. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...