Përfaqësuesi i BE-së : Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog – të sigurohet liria e lëvizjes pa vonesë

12:04 | 22 Shtator 2021
L G

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e reciprocitetit për targat e automjeteve me Serbinë.

Varhelyi, duke folur për situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është imperativ të ushtrohet përmbajtje dhe të zvogëlohen tensionet, të kthehet në dialog dhe të sigurohet liria e lëvizjes pa vonesë.

“Veprimet e njëanshme kurrë nuk janë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Të ngjashme